Përplasjet e zëshme dhe ofendimet morën edhe pjesën më të madhe të kohës në seancën e pyetjeve të deputetëve. Debati i muajit të fundit se kush ka dezertuar nga ushtria, kryeministri Kovaçevski ose funksionari i VMRO-DPMNE-së Kovaçki, u bartën edhe në foltoren e Kuvendit, shkruan Alsat.
“Deri sa patriotët humbën jetën dhe mbushën varret, Kovaçevski, fëmijë kryetari komune dhe funksionari të lartë të LSDM-së në vitin 2001 është fshehur nën jorgan. Nga kjo distancë kohore dua ta pyes Kovaçevskin si i sheh të vdekurit e Luftës së Dytë Botërore? Kryeministër, a do ta kishim shtetin nëse në Luftën e Dytë Botërore, të tanët do të fshiheshin nga fashistët?”, pyet Dragan Kovaçki, VMRO-DPMNE.
“Jo unë, jo familja ime, por njerëz të panjohur për mua në komisionet e rigrupimit e kanë konstatuar atë fakt, edhe atë në vitin 2000 para se të ndodhë konflikti i armatosur dhe kriza e vitit 2001. Nuk kam qenë as i pari dhe as i vetmi rast, i bazuar në gjendjen faktike shëndetësore.” , tha Dimitar Kovaçevski, kryeministër.
Kryeministri pas kësaj nuk kurseu as ofendimet për opozitën.
“Ky grup këto në opozitë dhe ai që mori fjalën paraprakisht si prijës i tyre, nën urdhër të urdhëruesit të tyre në kohën e fundit kanë problem shumë të madh sepse janë hajdutë, kriminelë, jopunëtorë, dhunues… Kërkoj falje, nëse doni ta riformuloni.”,theksoi Dimitar Kovaçevski, kryeministër.
Kriza energjetike ishte shqetësimi më i madh i VMRO-DPMNE-së për të cilën kërkuan përgjigje nga kryeministri. Ata thanë se qeveria kopjoi propozimet e tyre për masat energjetike për shkollat dhe spitalet por jo dhe për kompanitë e mëdha.
“Shfrytëzuesit më të mëdhenj në ekonomi, gjegjësisht ata që janë kontribuuesit më të mëdhenj në Prodhimin Bruto Vendor nuk do të marrin ndihmë prej jush. Dikush në këtë shtet ofroi që t’u sigurojë kontakte që ju t’i shfrytëzoni që të keni sukses që siguroni energji elektrike e cila do të jetë dyfish më lirë nga ajo që këto ekonomistë nga treguesit e bursës.”, tha Bojan Stojanovski, VMRO-DPMNE.
“Te unë në kabinet nuk ka arkiv për oferta. Te unë në kabinet nuk ka takime për oferta nga partitë. Në EMV ka procedurë të hapur edhe për qymyr, edhe për mazut, edhe për gaz. Secili që ka ofertë për këto energensë që kërkohen menjëherë mund ta dorëzojë atje.” , deklaroi Dimitar Kovaçevski, kryeministër.
Kovaçevski akuzoi komunat e drejtuara nga VMRO-DPMNE-së për shfrytëzim joracional të energjisë në këtë periudhë të krizës./Alsat.mk
Comments are closed for this post.