Komisioni i përbashkët multidisiplinar i ekspertëve për çështje historike dhe arsimore midis Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, sipas paralajmërimit të Ministrisë së Punëve të Jashtme, sot do të mbajë takim.
MPJ njoftoi dje për takimin, duke shkëmbyer informacione se anëtar i ri i Komisionit është emëruar Dimitar Ljorovski, historian dhe profesor në Institutin e Historisë Kombëtare – Shkup.
“Llorovski është emëruar anëtar i ri i Komisionit në përputhje me ekspertizën e tij dhe rekomandimet e Komisionit për mbulim adekuat të fushave të punës së tyre”, njoftojnë nga MPJ.
Comments are closed for this post.