Propozim-vendimet për vazhdimin e situatave të krizës me ngrohje dhe rrymë elektrike deri më 30 prill të këtij viti janë miratuar sot në seancë të Qeverisë së Maqedonisë dhe do të dërgohen për miratim në Kuvend.
Vendimet e propozuara janë në përputhje me konkluzionet, masat dhe rekomandimet e Komisionit Drejtues për koordinim dhe menaxhim në sistemin e menaxhimit të krizave të miratuara në seancën e qeverisë.
Siç njofton zyra e shtypit e qeverisë, në takim është pranuar propozimi për vazhdimin e situatës së krizës në furnizimin me energji termike në zonën e Qytetit të Shkupit, për shkak të mungesës së energjisë termike, mundësinë e përdorimit të lëndëve djegëse alternative dhe kushtet e tregut të energjisë termike, deri më 30.4.2023.
Njëkohësisht, siç shtojnë ata, propozimi vjen për shkak të mungesës së energjisë elektrike dhe gjendjes së tregjeve të energjisë elektrike.
Comments are closed for this post.