Një ngjarje e rëndë ka tronditur së fundmi opinionin publik. Një 11 vjeçare nga Kosova është përdhunuar nga 5 burra. Ngjarja ndodhi në një park në Prishtinë dhe katër prej autorëve janë vënë në pranga. Për këtë, pritet të mbahet një protestë nga ora 12:00 në sheshin “Zahir Pajaziti”.
Personazhe të njohur të medias dhe showbizit (dhe jo vetëm) kanë reaguar publikisht duke kërkuar që emrat e përdhunuesve dhe fotot e tyre të bëhen publike. Ndërsa kanë postuar edhe njoftimin për protestën që do të mbahet në Prishtinë, për mbrojtjen e vajzave.
Dafina Zeqiri, Tayna, Fifi, Tuna, Yll Limani, Gold AG, Dj Geek, Argjira Spanca, Einxhel Shkira, Beatrix Ramosaj, Ron Zaiti janë disa nga personazhet publikë që kanë reaguar për këtë ngjarje të rëndë. Ata kërkojnë që të publikohet identiteti i plotë i autorëve që t’i njohin të gjithë.
Comments are closed for this post.