KOSOVË- Ekrem Rexhepi, Gent Rexhepi, Xhabir Salihu, Gentrit Jashari dhe Shkëlqim Kameri, janë 5 djemtë të cilët kanë abuzuar seksualisht me 11-vjeçaren në Prishtinë të Kosovës.

Mediat në Kosovë kanë publikuar së fundmi edhe fotot e abuzuesve të së miturës, ndërsa qytetarët kanë paralajmëruar një protestë masive për këtë ngjarje tepër të rëndë.

Policia e Kosovës ka arritur t’i arrestojë të pesë të dyshuarit, ndërkaq ndaj katër prej tyre është shqiptuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh.

I dyshuari i pestë sot pritet të dal para gjykatës. Nga pesë të arrestuarit katër janë të mitur dhe një 27 vjeçar.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur më 27 gusht nga ora 17:30 deri në orën 00:30. Dhunimi i vajzës së mitur ka nisur në parkun në lagjen “Arbëria” në Prishtinë, për të vazhduar në një vend tjetër të panjohur. Sipas dyshimeve të para, fillimisht tre të miturit, Gent Rexhepi, Xhabir Salihu, Gentrit Jashari, keqtrajtuan seksualisht vajzën e mitur, ndërsa më pas ka shkuar edhe 26-vjeçari Ekrem Rexhepi, të cilin e ka thirrur vëllai i tij Gent Rexhepi. Në një zonë, 26-vjeçari ndaloi makinën në një tjetër vend dhe kreu marrëdhënie seksuale me të miturën. Në dëshminë që ka dhënë vetë ajo në polici, ka treguar se ishte në park kur iu afruan 3 persona duke e ngacmuar me fjalë. Ndonëse pretendon se nuk i ka kthyer përgjigje dhe ka vijuar rrugën e saj, njëri i është afruar dhe e ka prekur. E mitura është dërguar në një qendër strehimore, ndërsa raportohet se deri më tani dy persona, shtetas kosovarë janë arrestuar si autorë të dyshuar. Mësohet se Ekrem Rexhepi ka qenë i akuzuar për veprat penale “Vjedhja e rëndë”, “Vjedhja e pyllit” dhe “Dhuna në familje”.