Ministria e Punëve të Brendshme njofton se në orët e para të mëngjesit, respektivisht rreth orës 02:00 pas mesnatës është arrestuar A.Gj, (28), i dyshuari i parë për vrasjen e hendbollistit kroat, Denis Tot, përcjell TV21. Angello Gjorgjievski kërkohej me fletëarrest, ndërkaq tani është transferuar në burgun e Shutkës në paraburgim.

“Pas ndërmarrjes së masave dhe aktiviteteve intensive për gjetjen dhe kapjen e tij, rreth orës 01.20, personi iu është dorëzuar efektivëve të Policisë së Grupit Operativ të Kërkimit në zonën e lagjes Aerodrom”, thuhet mes tjerash në njoftimin e MPB-së.

Ndryshe, hendbollisti kroat Denis Tot ka luajtur për klubin e hendbollit Butel në Shkup.Më 7 prill të këtij viti ai u gjet pa ndjenja pranë një diskoteke në Shkup. Një ditë më vonë Tote vdiq në spital si pasojë e lëndimeve./TV21