Presidenti rus Vladimir Putin ka paralajmëruar se sanksionet e Perëndimit që janë vënë kundër Rusisë, janë të ngjashme me deklaratë lufte, pasi me çdo kusht Putin po tenton të mbrojë vendimin e tij për pushtimin e Ukrainës.
Këto komente ai i bëri në një adresim që u transmetua live në televizionet ruse, ku Putin tha se Rusia dëshiron që Ukraina të “demilitarizohet”, duke shtuar se ky vend do të duhej të kishte status neutral, transmeton Telegrafi.
Ai ka përsëritur tashmë fjalë që i ka thënë qindra herë, se Rusia ka shpresuar në “de-nazifikimin” e Ukrainës.
Perëndimi i ka vënë një sërë sanksionesh Moskës që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës që filloi më 24 shkurt. Ato sanksione kanë për qëllim që ndikojnë në ekonominë ruse.
Comments are closed for this post.