Përderisa antibiotikët konvencionalë janë duke u përdorur së tepërti, ilaçet natyrale si mjalti dhe shafrani janë tejet fitimprurës dhe e përmirësojnë shëndetin në shumë mënyra.

Mjalti në mënyrë efektive i lufton infeksionet pa shkaktuar baktere rezistente, ndryshe prej antibiotikëve konvencionalë.

Një studim i publikuar në revistën ‘European Journal of Clinical Microbiology and Infectious Diseases’ ka zbuluar se mjalti e ka shkatërruar çdo baktere apo patogjen në të cilin e kanë testuar.

Hulumtuesit kanë zbuluar se kjo mund të aplikohet në përditshmëri.

Sipas ekspertëve, produktet e bazuara me mjaltë në shumë raste mund t’i zëvendësojnë kremrat me antibiotikë për plagë.

Në anën tjetër, edhe shafrani është një mrekulli tjetër natyrore që sjell shumë përfitime shëndetësore.

Përbërësit më të rëndësishëm të shafranit quhen curcuminoide, dhe kanë fuqi shëruese, antioksiduese, antipezmatuese, antiseptike, antibakteriale dhe veti antikërpudhore.

Kombinimi i këtyre dy produkteve – pra mjaltës e shafranit – mund të shpie në krijimin e një antibiotiku natyral shumë të fuqishëm.

Ekspertët thonë se ilaçi natyral me këta dy përbërës mund të përdoret për luftimin e shumë sëmundjeve, duke përfshirë problemet me tretje, gripin, astmën, hipertensionin, sheqerin në gjak, artritin, diabetin, sëmundjet e zemrës, depresionin dhe ankthin, inflamacionin e plagëve dhe djegiet, ekzemën, aknet, etj.

Përbërësit:

– Një lugë gjelle shafran
– ¼ e gotës mjaltë
– Dy pika vaj esencial limoni

Përgatitja:

I përzieni mirë përbërësit dhe i mbuloni me diçka. Produktin e vendosni në temperaturë dhome dhe e përzieni para çdo përdorimi. Për ta luftuar gripin apo ftohjen, merrni gjysmë lugë gjelle nga ky ilaç disa herë në ditë.