Ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali njofton se sot kanë mbërritur në vend pjesa e parë e 250 mijë vaksinave të paralajmëruara Pfizer, të cilat janë donacion direkt nga qeveria italiane.
“Ky donacion është përmes mekanizmit Kovaks dhe në bashkëpunim me UNICEF-in. Vaksinat janë të sigurta. Transporti bëhet në mjete të ftohta deri në pesë pikat ku do të vendosen dhe do të na duhen. Kjo është pjesa e parë e donacionit”, tha Sali.
Ai falënderoi mediat që mbështesin ministrinë dhe autoritetet për imunizimin e popullatës.
“Mënyra e vetme për t’u mbrojtur nga pandemia është vaksinimi. Pjesa e dytë e dërgesës së vaksinave do të arrijë të mërkurën”, sqaroi Ministri./
Comments are closed for this post.