Kryetari i Komunës së Tetovës Bilall Kasami, informon se është infektuar me COVID-19.
Në Facebook, Kasami shkruan se do të izolohet, ndërsa detyrat e kryetarit të komunës do të bëjë nga shtëpia.
“Dua të ju informoj se pas rezultateve të marra kam rezultuar pozitiv me Covid-19. Në bazë të rekomandimeve të Ministrisë së Shëndetësisë do i respektoj të gjitha masat anti-covid duke u izoluar. Gjatë kësaj periudhe obligimet e mia si Kryetar i komunës së Tetovës do t’i kryej nga shtëpia. Ju bëj thirrje të gjithëve që të mbani maskë dhe të kujdeseni për shëndetin Tuaj!”, ka shkruar Kasami
Comments are closed for this post.