Të enjten e kaluar Kuvendi e konstatoi dorëheqjen e kryeministrit Zoran Zaev, kështu që filloi afati prej dhjetë ditëve kur presidenti Stevo Pendarovski duhet ta ndajë mandatin për formimin e Qeverisë së re. Shefi i shtetit ka deklaruar se pret që mandatin mandatarit t’ia japë të martën ose të mërkurën.
Për mandatar pritet të propozohet lideri i ri i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski. Sipas paralajmërimeve, sot do të mblidhet Këshilli Qendror i LSDM-së në të cilin Kovaçevski edhe zyrtarisht do të duhet të konfirmohet si kandidat për kryeministër të ri.
Në mbledhjen e Këshillit Qendror të LSDM-së do të votohet edhe për zgjedhje të nënkryetarëve të rinj, sekretarit të përgjithshëm dhe Këshillit Ekzekutiv të LSDM-së, por jo edhe për funksionet ministrore në kabinetin e ri qeveritar.
Comments are closed for this post.