Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se dje në Klinikën e Pulmologjisë në Shkup, një pacient i vendosur në dhomën për mbështetje të oksigjenit, ka nxjerrë maskën përmes së cilës po merrte oksigjen dhe ka ndezur një cigare.
Në njoftimin e MSH-së, thuhet se për shkak të fluksit të oksigjenit në dhomë ka rënë zjarr dhe pacienti ka pësuar djegie të lehta në fytyrë dhe gjoks. Telma shkruan se pacienti është 33 vjeçar nga Tetova.
“Stafi mjekësor kujdestar ka reaguar me shpejtësi, furnizimi me oksigjen është ndërprerë në kohë, gjë që ka parandaluar shpërthimin. Klinika ka paraqitur rastin në polici, ndërsa pacienti i lënduar që ka shkaktuar zjarrin nuk ka lëndime në rrezik për jetën. Nga zjarri nuk ka persona të lënduar, ndërsa nga dhoma e spitalit është dëmtuar një pjesë e vogël e dyshemesë”, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Shëndetësisë.
Comments are closed for this post.