Kanye West thotë se po mban shpresë për një ribashkim me ish-partneren e tij, Kim Kardashian West.

Ndërsa u shfaq si i ftuar në “Drink Champs”, muzikanti 44-vjeçar foli për Kardashian West, 41 vjeç, e cila paraqiti kërkesën për divorc nga reperi në fillim të këtij viti, dhe se si ai shpreson që dyshja ende mund ta bëjnë lidhjen e tyre të funksionojë.

Duke iu referuar Kardashian West si “gruaja” e tij – “sepse ajo është ende gruaja ime, nuk ka dokumente të divorcit” – në një moment të bisedës, West më pas foli për paraqitjen e yllit në “Saturday Night Live” muajin e kaluar, ku ajo bëri shaka se ajo u divorcua nga West për shkak të “personalitetit” të tij, shkruan People.

Foto: Getty

“SNL e bënë gruan time të thotë ‘Unë e divorcova’ në TV sepse ata thjesht donin ta merrnin vëmendjen me këtë. Dhe as që i kam parë kurrë letrat, as nuk jemi divorcuar”, tha reperi i “Stronger”.

“Kjo nuk është shaka për mua. Fëmijët e mi duan që prindërit e tyre të qëndrojnë së bashku. Unë dua që ne të jemi bashkë”, shtoi West.

Kardashian West filloi të takohej me West në vitin 2012 dhe ata u martuan në Firence, Itali, në vitin 2014. Pas një periudhe sfiduese në marrëdhënien e tyre vitin e kaluar, nëna e katër fëmijëve bëri kërkesë për divorc nga reperi në shkurt pas gati shtatë vitesh martesë.

Foto: Shutterstock

“Kim dhe Kanye janë miq, por kaq. Ajo ende po ecën përpara me divorcin. Megjithatë asaj i pëlqen të ketë mbështetjen e Kanye”, tha një burim  për People muajin e kaluar.

“Ata nuk kishin raporte të mira në kohën kur Kim bëri kërkesë për divorc. Ajo është aq e lumtur që gjërat janë më mirë tani, e gjithë kjo është shumë e dobishme për fëmijët”, tha një burim i afërt me ish-çiftin.

Komentet e West në “Drink Champs” vijnë pasi Kardashian West u pa duke kaluar kohë me yllin e SNL, Pete Davidson në fund të muajit të kaluar.

Themeluesja e Skims dhe komediani, 27 vjeç, u panë duke mbajtur duart në një slitë në fermën e frikshme Knott’s në Buena Park.

Fotot ndezën thashethemet për një romancë, dhe megjithëse një burim më herët tha se ata janë “thjesht miq”, por, një tjetër burim deklaroi po ashtu për People se dy yjet “kanë kimi”.

“Pete mund të është simpatik dhe Kim e pëlqen vëmendjen,” shpjegoi burimi i brendshëm , duke shtuar se ata po argëtohen dhe po kalojnë kohë të mirë së bashku.