Kandidatja e opozitës për kryetare të Shkupit, Danella Arsovska, për “Kanal5”, tha se është e gatshme të japë dorëheqje nga statusi i konsullit të Hungarisë, si dhe nga pozita e kryetares së Lidhjes së Odave Ekonomike që t’i përkushtohet postit të kryetares së Bashkisë.

Arsovska tha se do të japë dorëheqje nga funksionet e saj sepse, siç tha, “qëllimi i vetëm që ka në periudhën e ardhshme është që të jetë përfaqësuese e të gjithë qytetarëve të Shkupit në qytetin e Shkupit”.

“Do të jap dorëheqje nga statusi i konsullit të Hungarisë si dhe nga pozita e kryetares së Lidhjes së Odave Ekonomike të Maqedonisë, për të kryer funksionin e kryetarit të komunës”, tha Arsovska.