Qeveria e Maqedonisë së Veriut informon se një grup prej 27 shtetasve të Afganistanit, të cilët përkohësisht kanë qenë të vendosur në RMV, sot në mëngjes nga Aeroporti i Shkupit, me anëtarët e familjeve të tyre janë larguar për në Dublin, të Irlandës së Veriut.
Nga Qeveria thonë se bëhet fjalë për qytetarët të cilët kanë punuar në institucionet demokratike dhe organizatat joqeveritare ndëkormbëtare në Afganista, dhe të cilët kanë qenë nën kërcënime nga regjimi taleban.
Harxhimet për ta janë mbuluar nga organizatat ndërkombëtare.
“Për momentin në vend janë 442 qytetarë afganë, gra dhe fëmijë nga familjet e punonjësve në misionet humanitare, demokratike dhe paqeruajtëse ndërkombëtare, aktivistë të të drejtave të njeriut, përkthyes, studentë dhe përfitues të bursave. Institucionet, gjatë qëndrimit të tyre, u japin të gjithë mbështetjen e nevojshme derisa të sigurohet transferim në destinacionin e tyre përfundimtar”, thonë nga Qeveria e RMV-së.
Comments are closed for this post.