Ministria për Punë të Brendshme gjatë ditës së djeshme në territorin e Shkupit ka shqiptuar gjithsej 160 gjoba
Prej gjobave të shqiptuara, 71 kanë qenë për tejkalim të shpejtësisë, 21 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 3 për ngasje të makinës në gjendje të dehur.
Nga MPB-ja njoftojnë se janë shqiptuar edhe 8 gjoba për përdorim të telefonit, 5 gjoba për vozitësit e motoçikletave dhe 4 për tejkalim të parregullt.
MPB i fton shoferët të jenë të kujdesshëm gjatë drejtimit të makinave dhe të kontribuojnë për rrugë më të sigurta.
Comments are closed for this post.