Gjatë ditës së sotme (13.09.2021) me fillim prej orës 12:00 në Kabinetin e Presidentit të Shtetit, do të mbahet seanca e 13-të e Këshillit të Sigurisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, kështu njoftojnë nga Kabineti i presidentit të shtetit, Stevo Pendarovski
Përveç anëtarëve të rregullt të Këshillit të Sigurisë, me ftesë të presidentit Pendarovski në mbledhje do të merr pjesë edhe drejtori i Agjencisë për Siguri Nacionale, Viktor Dimovski, drejtori i Agjencisë për kundërzbulim, Erolld Musliu, drejtori i Qendrës për menaxhim me Kriza, Stojançe Angellov dhe drejtori i Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim, Bekim Maksuti.
Në mbledhje do të diskutohet për personat e ardhur nga Afganistani që qëndrojnë në vendin tonë dhe për sistemin për menaxhimin me kriza.
Comments are closed for this post.