Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, sot, 07.09.2021 (e martë), me fillim në orën 12:00, do të mbajë mbledhjen e rregullt të 104-të me më shumë pika nga programi i saj për punë dhe në interes të qytetarëve.
Në mbledhje, sipas rendit të ditës, do të shqyrtohet Propozim-ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për mbrojtje nga rrezatimi jonizues dhe siguri rrezatuese, me procedurë të shkurtuar, me propozim të Ministrisë së Shëndetësisë.
Krahas tjerave, me propozim të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, në rend dite për shqyrtim është edhe Propozim ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për inspektim edukativ, si dhe më shumë informacione dhe raporte me projekte të planifikuara dhe të realizuara të ministrive.
Comments are closed for this post.