Siç njoftojnë nga Drejtoria Doganore, gjatë kontrollit në autobus në vendkalimin kufitar Deve Bair, inspektorët doganor zbuluan 100 mijë franga të padeklaruara.

“Në VK Deve Bair për dalje është paraqitur një autobus me tabela të Maqedonisë GV7396AD të firmës Ekspres Turizëm nga Gostivar, e drejtuar nga H.O, shtetas i Turqisë i cili vozit në linjën e rregullt Gostivar – Stamboll. Gjatë kontrollit të detajuar dhe kontrollit të shoferit janë gjetur dy paket të paparaqitura të mbuluara me qese të zezë dhe aty janë gjetur 100 mijë franga”, njoftojnë nga dogana.

Mjetet devizore janë konfiskuar me vërtetim, ndërsa kundër shoferit do të ngritet procedurë në Gjykatë Themelore në Kriva Pallankë.