Sa më shumë që do të kënaqeni me këtë përgatitje interesante, aq më shumë do të kënaqeni me shijen e mrekullueshme

Përbërësit:

– 4 domate;
– 4 vezë;
– kripë;
– piper;
– qepë të reja;
– rozmarinë të freskët;
– vaj ulliri.

Përgatitja:

1. Domatet lani dhe thani, pastaj pritjani të ashtuquajturin kapak, domethënë pjesën ku gjendet bishti i gjethes. Nëse do të jetë e nevojshme që të qëndrojë mirë domatja, pritni pak dhe rrafshoni pjesën e poshtme.

2. Me kujdes hiqjani pjesën brendshme dhe farat (pjesën e tultë ruajeni) dhe shtoni erëza në anën e brendshme.

3. Qitni pak vaj në një enë rezistuese ndaj zjarrit, në fund vendosni domatet dhe rozmarinën.

4. Radhisni domatet dhe në secilën prej tyre thyeni nga një vezë, shtoni idhni pak erëza dhe piqni në furrën të nxehur në 220 gradë Celsius rreth shtatë minuta ose sipas dëshirës (varësisht a duhet që vezët të jenë buta apo të pjekura mirë).

Ju bëfshin mirë! – transmeton