Kjo është një pjatë e thjeshtë dhe shumë e shijshme që mund ta gatuani në çdo kohë, kështu që pse jo për darkën e sotme.
PËRBËRËSIT: 500 g karkaleca të qëruara, 2 filxhan çaji oriz, 200 g domate të vogla qershi, djathë Parmigiano, gjalpë, vaj ulliri, kripë, piper, 1/2 gotë uji me verë të bardhë, 2 thelpinj hudhra, 1 l ujë, dado perimesh dhe majdanoz sipas dëshirës.
PËRGATITJA: Si fillim në një tenxhere shtojmë ujin të ziejë dhe dadon me perime (ose lëng perimesh nëse ju ndodhen në shtëpi) . Ndërkohë në një tigan shtojmë vaj ulliri, hudhrat e prerë dhe pasi është ngrohur pak hedhim karkalecat. I lejmë të skuqen mirë, dhe më pas shtojmë domatet e vogla të prera në gjysëm, pak kripë dhe piper. I skuqim edhe pak domatet e në fund i shuajmë me verë të bardhë. Pasi vera ka avulluar, shtojmë orizin duke e skuqur pak dhe më pas shtojmë pjesë pjesë nga lëngu i nxehtë i perimeve.
Gjithmonë rizoto e do pjesë-pjesë ujin jo direkt. Këshillohet që zjarri të jetë në temperaturë mesatare që orizi të lëshojë amidonin dhe të bëhet kremoze dhe jo formë pilafi. Drejt fundit pasi shohim që orizi është gati kontrollojmë pak kripë, shtojmë pak gjalpë dhe djathë të grirë Parmirgiano. Në fund sipas dëshirës mund të shtoni majdanoz
të grirë. Rizoto shërbehet e ngrohtë dhe e çastit. Ju bëftë mirë!
Comments are closed for this post.