Maqedoni njofton se paguhen 617.6 milion denarë subvencione

Ministria e Bujqësisë në RMV informon se Agjencia për Përkrahje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural sot në llogaritë e 11,785 subjekteve janë paguar afër 617,6 milion denarë subvencione.

Subvencionet e paguara janë për fermerët që kanë shënuar krerë gjedhesh, dhishë, si dhe për të gjithë fermerët që kanë ruajtur qengj femër.

“Gjithashtu me këtë pagesë, janë lëshuar mjete edhe për 2006 duhanprodhues në vlerë prej 11.4 milion denarë, të cilat për shkak të borxheve të pashlyera për ujë dhe kullota nuk ishin paguar”.

“Në ditët e ardhëshme pritet të realizohen pagesat e subvencioneve për sipërfaqet e mbjella me farëra të certifikuar, ndërsa do të pasoj edhe pagesa e subvencioneve për bletari”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Bujqësisë.