Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit mori vendim, me të cilin bëhet zvoglimi i çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 0,54 % në raport me vendimin e datës 09.08.2021.

Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës ЕUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 dhe i ЕURODIZELIT (D-Е V) zvoglohen për 0,50 denarë/litër, ndërsa çmimi i shitjes me pakicë i Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) nuk ndryshon respektivisht ngelën në nivelin e njejtë, siç është përcaktuar me vendimin e përcaktimit të çmimeve më të larta të derivateve të naftës dhe të lëndëve djegëse të transportit nga data 09.08.2021. Çmimi i shitjes me pakicë i Mazutit М-1 SU zvoglohet për 0,195 denarë/kg dhe tani do të jetë 36,681 den/kg.

Nga data 17.08.2021, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

Benzinë për motorë EUROSUPER BS95 – 71,50 (denarë/litër)
Benzinë për motorë EUROSUPER BS98 – 73,50 (denarë/litër)
Naftë për motorë EURODIZEL BS(D-E V) – 62,00 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) – 62,00 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU 36,681 (denarë/kilogram).

Në periudhën e kaluar shtatëditore çmimet referuese në tregun botëror, mesatarisht shënojnë rramje: benzina për 2,104 %, nafta 1,735%, vaji ekstra i lehtë 1,873 % dhe te mazuti ka rramje për 1,975 %.

Në periudhën e njejtë kursi i denarit në raport me dolarin është më i lartë për 1.086%.