Ministria për Punë të Brendshme informon se dje (30.05.2021) vazhdoi me kontrollet e intensifikuara të veprimit në fushën e trafikut.

Nga MPB thonë se në territorin e qytetit të Shkupit, dje u shqiptuan gjithsej 133 gjoba, përfshirë 64 sanksione për ngasje më shumë se shpejtësia e lejuar, tetë për ngasje pa patentë shoferi, tre për kalim në dritën e kuqe të semaforit.

“Janë shqiptuar tre sanksione për përdorimin e telefonit celular, 14 shkelje të kryera nga motoçiklistët, 19 sanksione për parkim të paligjshëm”, thonë nga MPB.

Ata shtojnë se kontrollet e intensifikuara do të vazhdojnë edhe në të ardhmen dhe ju bëjnë thirrje qytetarëve që të respektojnë rregullat e trafikut në mënyrë që të rrisin sigurinë në trafik dhe së bashku të kontribuojnë në rrugë më të sigurta.