Dy tërmete të dobëta janë regjistruar sërish këtë mëngjes në pjesën perëndimore të Maqedonisë, me epiqendër në Mavrovë.

I pari sipas të dhënave të Qendrës seizmologjike evropiane-mediteriane, është regjistruar në orën 3 oas mesnate me fuqi prej 3 shkallëve sipas Rihter, në thellësi prej 2 kilometrave, në Mavrovë.

Ndërsa tërmeti i dytë është regjistruar në orën 06:15 me fuqi me 2.3 shkallëve Rihter, gjithashtu me epiqendër në Mavrovë, në thellësi prej 10 kilometrave.