Më 3 janar, 2021 zyrtarët policor të Probishtipit kanë arrestuar ndërmarrësin e objektit hotelerik pas kontrolleve të bëra për respektim të rregullave të reja shtetërore për mbrojtje nga pandemia Covid-19, përcjell Telegrafi Maqedoni.
I njejti ka refuzuar të mbyll lokalin edhe pse ishte ora 18:25. Brenda në lokal kishte mysafirë dhe të njejtëve ai nuk ju kishte thënë që të lëshojnë lokalin.
I.M (44 vjeç) nga Probishtipi është ndaluar nga policia dhe është informuar Drejtoria shtetërore e tregut. Në konsultim me Prokurorinë, të njejtit do t’i ngritet aktpadi penale.
Comments are closed for this post.