Zv. kryeministri për Çështje Ekonomike Fatmir Bytyqi duke prezantuar propozim-buxhetin për vitin 2021 tha se Qeveria qëndron në qëndrimin që të mos vendos orë policore, edhe pse numri i të infektuarve nga COVID-19 po rritet, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Qëndrimi i qeverisë është se ende nuk ka ardhur koha për orën policore. Masat nga aspekti shëndetësor japin rezultate. Në lidhje me pasojat, ato janë të ndërlidhura, aq ma shumë sa e shkurtoni kohën e subjekteve ekonomike, aq më shumë rriten humbjet e tyre”, tha Bytyqi.

Zv. kryeministri në prezantim se deri në fund të vitit kalendari është “mbuluar” me masa ekonomike, ndërsa buxheti për vitin 2021 për parashikon 3 miliardë denarë ose 50 milion euro për masat e mundshme për t’u marrë me krizën e coronavirusit që do të mbështesë ekonominë dhe qytetarët.

Deri në fund të gjysmës së parë të vitit 2021, nuk do të mendohet për rritje të pagës minimale, dhe në shitjen ose partneritetin publik-privat për “Posta e Maqedonisë” dhe “Transporti Hekurudhor i Maqedonisë” përparësi do të jetë cilësia e shërbimit për qytetarët, ndërsa jo shuma që do të sigurohet për buxhetin.