Komisioni për Sëmundje Ngjitëse sot do të ketë mbledhje që të shqyrtohet mundësia për të filluar qëndrimi ditor në shkolla, ndërsa vendimi do të varet nga pasqyra epidemiologjike. Informacioni i fundit me të cilin disponon Komisioni është se nuk do të ketë qëndrim tërëditor.
Vendimi, siç bëri të ditur dje drejtori i Shtëpisë së Shëndetit Shkup, Viiktor Isjanovski, i cili mori pjesë në shënimin e Ditës Botërore për Ngritjen e Vetëdijes për Rritje te Fëmijët, varet nga pasqyra epidemiologjike, nga të gjitha ngjarjet sa i përket vetëm sëmundjes dhe nga kushtet dhe kriteret, të cilat duhet të përmbushen që të fillojë qëndrimi tërëditor.
Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe dje deklaroi se është bërë analizë për numrin e fëmijëve të cilët do të duhet të qëndrojnë në shkollë edhe pasi të kenë përfunduar orët në ndërrime.
“Do të merret mendim pozitiv njëjtë sikur merret vendim edhe për përjashtime më të gjitha shkollat e tjera, gjegjësisht nëse numri i fëmijëve është aq i vogël që nuk e rrezikon sigurinë e tyre, gjegjësisht të mos ketë rrezik epidemiologjik shtesë që një grup i caktuar i fëmijëve do të mbetet edhe pas mbarimit të turnit. Përparësi është se është i njëjti grup i fëmijëve, kështu që kontaktet nuk rriten, ata kanë qenë në kontakt më parë, tani rritet vetëm koha e qëndrimit”, shpjegoi Filipce.
Isjanovski dje nuk e përjashtoi mundësinë për mbylljen e kopshteve, nëse vjen deri te përkeqësimi i gjendjes me Kovid-19, të cilat, megjithatë u hapën në fillim të muajit, por tani ka disa raste të fëmijëve të sëmurë nga koronavirusi.
Sipas ministres së Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska, nëse situata epidemiologjike eskalon, duke e ndjekur syhapur gjendjen dhe duke i respektuar rekomandimet e Komisionit për Sëmundje Ngjitëse do të ndërmerre masa të cilat do ta garantojnë shëndetin e fëmijëve dhe të punësuarve.
Sa i përket kopshteve, Filipçe pardje tha se janë zhvilluar algoritme se si veprohet kur diagnostikohet fëmijë dhe se janë bërë protokollet për punë.
Comments are closed for this post.