Këtë fundjavë, u bë tërheqja e 15 çmimeve me nga 20,000 denarë secila, si pjesë e lojës shpërblyese TVSH-ja ime, shpërblimi im.

Këto janë çmimet që jepen në baza mujore, dhe në këtë short morën pjesë të gjithë numrat serialë të vlefshëm dhe ata që nuk kanë fituar nga tërheqjet ditore me skenimin e llogarive fiskale në periudhën nga 01.08.2020 deri më 31.08.2020.

Numri i përgjithshëm i llogarive fiskale të skanuara që morën pjesë në këtë tërheqje është 17,543. 895.

Në shortin kryesor më 19 dhjetor, do të jepen 1.000.000 denarë, në vend të 3.000.000 denarëve të planifikuar fillimisht.

Fituesit e çmimeve janë:

1. Pavlinka Nikollova – Shtip

2. Milena Robeva – Shkup

3. Dejanço Malinov – Probishtip

4. Mersime Bajrami – Shkup

5. Done Çamevski – Kavadar

6. Milena Çallmova – Manastir

7. Gordana Kanevçe – Manastir

8. Trajçe Panov – Strumicë

9. Darko Koljozov – Shkup

10. Bogdan Dushanovski – Kumanovë

11. Marina Bojkovska – Manastir

12. Violeta Kljankova – Strumicë

13. Liljana Krstova – Koçan

14. Daniella Mishevska – Shkup

15. Aneta Lazareska – Kërçovë

Rezultatet e tërheqjeve ditore mund t’i shihni: KËTU

Ndryshe qytetarët, përmes TVSH-ja Ime#Shpërblimi Im, nga 1 korriku skanojnë llogaritë për tre herë më shumë shpërblime ditore se më herët, apo deri në fund të vitit çdo ditë do të ndahen 30 shpërblime nga 1.000 denarë.

Tërheqja e dytë do të mbahet në muajin dhjetor, ndërsa do të arrijë 1.000.000 denarë, në vend se 3.000.000 denarë siç ka qenë fillimisht e planifikuar.

Më pas thuhet se 9.7 milionë denarë nga fondi shpërblyes do të orientohen për fondin solidar të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Qeverinë për masa shëndetësore dhe socio- ekonomike.

Qytetarët të cilët skanojnë llogari edhe më tej do të kenë interes treshifror- do të kontribuojnë në luftën kundër ekonomisë gri, do të marrin kthim të TVSH-së si dhe mundësi për shpërblim të vlefshëm.

Në gjysmën e parë të vitit janë skanuar mbi 85 milionë llogari fiskale.