Ministria e Shëndetësisë informon se sipas raportit të Institutit të Shëndetit Publik i cili i referohet periudhës nga 24 deri më 30 gusht 2020, janë kryer 9,944 teste për virusin SARS-CoV-2 dhe janë regjistruar 666 raste të reja pozitive, që është një rënie prej 20.6% krahasuar me javën e kaluar.
Rastet e reja janë regjistruar në 29 qytete të vendit, dhe shumica e tyre janë nga Shkupi – 31.4%. Në të njëjtën periudhë, në 23 qytete, ose 7 më shumë se javën e kaluar, numri i rasteve të reja është nën 20.
Përqindja e rasteve pozitive nga të testuarit është 6.7% që është rënie prej 0.8% krahasuar me javën e kaluar. Ky tregues tregon trendin e vazhdueshëm të rënies së rasteve të reja, krahasuar me javët e mëparshme kur varion nga 10%, 9.4%, 8.6%, 7.8% dhe 7.5%.
Personat e infektuar janë nga të gjitha grupmoshat. Edhe në këtë periudhë, grupmosha më e prekur me coronavirus janë mbi moshën 60-vjeçare, gjegjësisht 158 pacientë ose 23.7% janë mbi moshën 60-vjeçare.
Numër i madh i pacientëve është regjistruar edhe tek personat e moshës 30-39 (n=138; 20.7%), 50-59 (n=122; 18.3%) dhe 20-29 (n=113; 17,0%). Numri më i ulët u regjistrua tek fëmijët e moshës 0-9 (n=12; 1.8%) dhe 10-19 vjeç (n=31; 4.7%).
Nga rastet që u hulumtuan në mënyrë epidemiologjike (gjithsej 657), 71 u shtruan në spital (rënie prej 40.3% krahasuar me javën e kaluar), dhe në 195 (29.6%) persona është regjistruar prania e sëmundjeve tjera. Nga numri i përgjithshëm i rasteve të reja, 212 (32.2%) kanë pasur kontakt me një rast të konfirmuar. Ndërsa 24 persona kanë udhëtuar jashtë vendit në 14 ditët e fundit.
Në periudhën e theksuar, 1.112 persona janë regjistruar si të shëruar, që është për 558 pacientë më shumë se javën e kaluar, ose 100 përqind.
Comments are closed for this post.