Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev ka komentuar edhe pyetjet e gazetarëve se cili është roli i postit të ri të përcaktuar në Qeveri, që është zëvendëskryeministri i parë.

Në këtë post do të jetë sekretari organizativ i BDI-së, Artan Grubi. Lidhur me këtë Zaev theksoi se zv/kryeministri i parë është përgjegjës për ta zëvendësuar kryeministrin kur ai do të mungojë.

Ai ka mohuar zërat se kjo nënkupton federalizim të vendit. Zaevi shtoi se nuk ka asnjë lloj nënshkrim të lidhur, sepse ai do të jetë nënshkruesi i vendimeve si kryeministër.

Lideri socialdemokrat po ashtu shtoi se zv/kryeministri i parë do të jetë edhe si zgjidhje për koordinimin më të mirë midis dy partive kryesore të koalicionit LSDM dhe BDI.