Ministri i shëndetësisë vazhdon të thotë se në vjeshtë Maqedonia mund të përballet me një valë të re të pandemisë COVID-19. Për këtë fazë, Venko Filipçe thotë se shteti është më i përgatitur dhe se janë bërë përgatitjet e nevojshme,
“Vala e dytë e virusit mund të shmanget që tani, nëse qytetarët i respektojnë masat e propozuara dhe kanë kujdes për shëndetin e tyre. Edhe pse ka lëshime serioze, në përgjithësi mendoj se pasqyra e shtetit duket mirë” ka thënë mes tjerash Filipçe.
Ai gjithashtu ka thënë se për çdo pacient, që nga marsi e këndëj, është dhënë kujdesi i duhur dhe është bërë shikimi mjekësor i duhur në ambiente spitalore dhe është ndjekur sipas protokolleve gjendja shëndetësore edhe e pacientëve që shërohen në kushte shtëpiake.
Comments are closed for this post.