Qeveria e Maqedonisë në seancën e djeshme të 41-të solli dekret me fuqi ligjore me të cilin lirohen nga tatimi i vlerës së shtuar (TVSH), donacionet në fondin solidar për përballje me pasojat nga Covid-19.
Në pajtim me dekretin e sjellë për ndryshim dhe plotësim të Dekretit me fuqi ligjore për zbatimin e Ligjit për tatimin e vlerës së shtuar gjatë gjendjes së jashtëzakonshme konfirmohet lirim nga TVSH-ja për qarkullimin e të mirave dhe shërbimeve të cilat si donacion u janë dhënë shfrytëzuesve buxhetorë, si dhe qarkullimi i të mirave dhe shërbimet e kryera ndaj shfrytëzuesve buxhetorë i realizuar me mjete të donuara financiare.
Qarkullimi i cili lirohet nga TVSH me këtë dekret është me qëllim të thjeshtësimit dhe lehtësimit të procesit të donacioneve të realizuara ndaj njësive buxhetore.
“Me qëllim të stimulimit të të dhënave potenciale të donacioneve ndaj shfrytëzuesve buxhetorë qarkullimi i realizuar ndaj pranuesve të donacioneve – shfrytëzues buxhetorë, lirohet nga TVSH-ja me të drejtë të përfitimit nga tatimi paraprak nën kush që ofruesi i donacionit të posedojë konfirmim për zbatimin e donacionit nga ana e pranuesit të donacionit”, thonë nga qeveria..
Qarkullimi i të mirave dhe shërbimeve i cili realizohet nga mjetet e donuara financiare lirohet nga TVSH-ja nëse pranuesi i donacionit – shfrytëzues buxhetorë dorëzon deklaratë se qarkullimi realizohet me mjete të donuara financiare.
Tatimpaguesit gjithashtu do të kenë të drejtë të refuzimit nëse janë të plotësuara kushtet e përshkruara në Ligjin për tatimin e vlerës së shtuar.
Comments are closed for this post.