Kryetari i LSDM-së, ish-kryeministri Zoran Zaev nga selia përmes një konferencë për shtyp, bëri propozimin e masave të reja ekonomike që duhet të ndërmarrë Qeveria e RMV-së.

Disa ndër masat e prozopozuara janë: Përmbaruesit do të ndalojnë së punuari deri në fund të muajit qershor, paga minimale për çdo të punësuar në medie, nga një rrogë minimale për të punësuarit në kompanitë private, si dhe ndihmë financiare për sportistët.

Ai gjithashtu ka thënë se rrogat e funksionarëve do të shkurtohen. “Të gjithë funksionarët në nivel shtetëror dhe lokal, kryeministër dhe zëvendëskryeministër, udhëheqës, gjykatës do të marrin rrogë minimale nga 14.500 denarë për muajin prill dhe maj. E njëjta vlen për sektorin publik, administratën publike në nivel lokal dhe shtetërorë, do të marrin nga 14.500 denarë për muajin prill dhe maj. Kjo nuk vlen për mjekët, personelin mjekësore, policët dhe ushtarët të cilët ndihmojnë në ballafaqimin me situaten”, ka thënë Zaev.