Pritjet dhe perspektivat e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në kontekst të Bashkimit Evropian, e në prag të Këshillit të Evropës, në mars, si dhe mundësitë për arritjen e konsensusit te vendet anëtare për vendim për fillim të negociatave për aderim ishte në fokus të takimit të sotëm të ministrit të Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, me delegacionin e Komisionit për Çështje evropiane në Dhomën e Ulët në Kuvendin e Mbretërisë së Holandës. Në përbërje të delegacionit, i cili nga dje, e deri më nesër është në vizitë në Maqedoninë e Veriut, janë kryetari i Komisionit për Çështje evropiane Hajke Veldman dhe Ane Mullder (VVD).

Ministri Dimitrov, në këtë takim brifoj për ndodhitë e fundit të brendshme politike, për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në prill të këtij viti dhe për funksionimin e Qeverisë Teknike, si dhe për avancimin në reformat e brendshme, përfshi edhe marrëdhëniet e mira ndërfqinjësore dhe çështjet rajonale.

Më këtë rast ministri Dimitrov, ka shprehur falënderim për Holandën, për miratimin e vendimit për fillimin e negociatave për aderim. Po ashtu në këtë takim u diskutua edhe për hapat e ardhshëm në politikën e zgjerimit, në periudhën që vijon, duke pasur parasysh të publikimit të Metodologjisë së re të Komisionit Evropian, për negociata për aderim dhe publikim të raporteve të jashtëzakonshme të KE-së, për avancimin e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.

Përfaqësuesit e këtij delegacioni e përshëndetën përparimin e realizuar nga Maqedonia e Veriut, arritjet e Marrëveshjeve për fqinjësi të mirë me Greqinë dhe Bullgarinë. Ata njëkohësisht shprehën mirëkuptim për zhgënjimin për mos fillim e negociatave me BE-në. Komisioni për cështje evropai i Kuvendit të Holandës, nga afër dhe detajisht e përcjell përparimin e Maqedonisë së Veriut dhe shumica e anëtarësisë e mbështet fillimin e negociatave me Maqedoninë e Veriut.

Në këtë periudhë për vendin më e rëndësishme është të tregohet përparim në reforma, përqendrim në sundimin e ligjit, kryerjen e detyrave të brendshme për të cilat priten rezultate, me theks te Ligji për Prokurori publike. Përpos takimit me ministrin Dimitrov, delegacioni i Komisionit për Çështje evropiane i Dhomës së Ulët të Kuvendit të Holandës, do të zhvillojnë takime edhe në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Sekretariatin për Çështje evropiane dhe në ministrinë e Drejtësisë.