Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në pres konferencën e sotme njoftoi se marrëveshja është nënshkruar disa ditë para fillimit me punë të qeverisë teknike dhe ai është arrit me një proces inkluziv dhe të hapur që e kanë udhëhequr në vazhdimësi në vitet e kaluara.

Kjo rritje e pagës, tha ai është e treta në dy vitet e fundit, ndërsa e katërta nëse përfshihet edhe rritja e përqindjes së kujdestarisë.

“Ka rritje prej 20 për qind për kuadrin arsimor, për mjekët specialistë në krejt shtetin dhe është paraparë rritje prej 25 për qind, mjekët e përgjithshëm – 15 për qind, motrat medicinale – 10 për qind, bashkëpunëtorët shëndetësor 5 për qind dhe aq për qind për stafin e ndihmës teknike”, ka thënë Filipçe.

Ministri Filipçe ka thënë mes tjerash se me këto politika të investimit në njerëz, para së gjithash në mjekë të rinj do të nxitet ata të mbeten në vendin tonë dhe me këto masa do të kthehet dinjiteti i profesionit të mjekut.

Ndërkohë, kryetari i Sindikatit të pavarur në shëndetësi, farmaci dhe mbrojtje sociale, Lubisha Karanfillovski ka thënë se kjo është rritja më e madhe e pagave që ka ndodhur në shëndetësi.

Nga ana tjetër, kryetari i Sindikatës së Qendrës klinike, Goran Begoviq ka deklaruar se janë shumë të kënaqur që kanë arrit për stafin e ndihmës- teknike të rriten pagat. f.