Doganierët në vendkalimin kufitar ‘Bogorodicë’ kanë zbuluar dhe konfiskuar një orë që kap vlerën prej 35.000 euro.

Sipas njoftimit të Doganave të Maqedonisë, automjeti me tabela bullgare i drejtuar nga një shtetas grek gjatë hyrjes në Maqedoni në pyetjen nëse ka diçka për të paraqitur është përgjigjur negativisht por gjatë kontrollit nën ulësen e automjetit e pjesës së pasme, është gjetur një kuti origjinale, një orë dhe fatura e orës në emrin e një shtetasi zviceran,

“Bëhet fjalë për orë e llojit ‘Audemars Piguet Roual Oak Ofshore’ që kushton prej 2.2000.000 denarë”, shprehen nga Doganat e Maqedonisë.

Kundër tij do të ngritet aktakuzë për ikje nga tatime ndërsa ora për momentin është konfiskuar