Karvani i NATO-s i Info-qendrës për Integrime Euroatlantike sot vazhdon në Shkup dhe në Manastir.
Në Fakultetin e Sigurisë në Shkup do të mbahet debat me student në temën “Roli i Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO: qëllime, sfida dhe mundësi”, në të cilën do të flasin presidenti Stevo Pendarovski dhe ambasadorja e SHBA-së Kejt Meri Bërns.
Në Manastir, do të mbahet panel diskutim në temën “Përfitimet e sigurisë dhe sfidat për Maqedoninë e Veriut nga anëtarësimi në NATO”.
Në debat do të flasin ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski dhe ambasadori holandez në Maqedoninë e Veriut, Dir Jan Kop.
Krahas panel-diskutimit, janë paraparë edhe debate për NATO-n me nxënës të shkollave të mesme dhe studentë në Manastir.
Ngjarjet do të mbahen në kuadër të Karvanit të NATO-s i cili kalon përmes disa qyteteve në vend, iu ofrojnë mundësi qytetarëve që të mësojnë më shumë për procesin dhe rëndësinë e integrimeve euroatlantike të Republikës së Maqedonisë së Veriut, si dhe roli i Aleancës në ruajtjen e paqes dhe sigurisë së Ballkanit dhe më gjerë.
Info-qendra për Integrime Euroatlantike është projekt i zbatuar nga ana e Asociacionit Qytetar MOST dhe është i mbështetur nga Sektori për Diplomaci Publike të NATO-s, Ministria e Punëve të Jashtme e Mbretërisë së Holandës, Ambasada Britanike në Shkup dhe Ministria e Punëve të Jashtme të RMV-së.
Comments are closed for this post.