Deputetët në seancën e sotme të 116-të, duhet ta zgjedhin nënkryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, me ç’rast do ta zhvillojnë seancën e 111-të, ku në rend dite është Raporti i Komisionit Evropian për vitin 2019 dhe pjesë e Strategjisë për zgjerim, që i dedikohet Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Për nënkryetar të ri nga ana e deputetëve të BDI-së dhe LSDM-së, është propozuar Zeqir Ramçilloviq, i cili nga 1 nëntori në Kuvend funksionon si deputet i pavarur. Ramçilloviq, në vendin e nënkryetarit të Kuvendit vjen pas dorëheqjes së Vesel Memedit,
Sipas paralajmërimit të kryetarit të Kuvendit Talat Xhaferi, sot nëse ka kushte, varësisht prej rrjedhës së seancës, në një moment të caktuar do të ndërpritet seanca e 116-të dhe do të vazhdoj seanca e 111-të, ku duhet të votohet propozimi–ligji për akademinë e gjykatësve dhe prokurorëve publike, leximi i parë.
Në këtë seancë deputetët do të diskutojnë edhe për Raportin vjetor të Avokatit të Popullit për përcjelljen e zbatimit të parimit të përfaqësimit të drejtë dhe adekuat për vitin 2018-të.
Në agjendën e seancës janë edhe disa kërkesë për interpretim autentik të ligjeve të ndryshme
Comments are closed for this post.