Deputeti Zeqir Ramqilloviq është larguar nga grupi i pavarur që u shkëputën nga VMRO-DPMNE.

Jo zyrtarisht ai pritet të emërohet si nënkryetar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Emërimi i Ramqilloviqit është në seancën e sotme plenare, dhe vjen si propozim i një grupi të deputetëve të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) dhe Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë (LSDM)./zyrtare.com/