Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, përmes një kumtese për media thekson se Qeveria e Zoran Zaevit e çon shtetin drejt kolapsit ekonomik.
Sipas tyre, të gjithë paramentrat tregojnë se ekonomia ka ngecur dhe se LSDM-ja dhe Zaevi e çojnë në humnerë.
“Politikat humbëse dhe shkatërruese të pushtetit i ka konfirmuar edhe Banka Botërore, ndërsa në raportin “Doing Business” Maqedonia vetëm për një vit ka rënë për shtatë pozita. Raporti tregon se Qeveria e LSDM-së krijon klimë negative për të bërë biznes”, thonë nga OBRM-PDUKM.
Ata shtojnë se “tmerri që e ka sjellë LSDM, do të përfundojë më 12 prill”.
Comments are closed for this post.