“Financial Times” vlerëson se presidenti francez Emannuel Macron ka bërë gabim historik me vendosjen e vetos që BE të nis negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.
Por, sipas kësaj gazete, ky kundërshtim i Parisit në asnjë rast nuk është i lidhur me vlerësimin konkret të gjendjes së të dy shteteve kandidate, por me problemi politik që Evropa nuk ka arritur t’i zgjidh nga viti 2004: “forcimi i mekanizmave të saj për integrim politik”.
“Qëndrimi i Francës është i qartë: derisa Evropa nuk i forcon mekanizmat për integrim politik, nuk duhet të ketë zgjerim”, shkruan gazeta londineze.
Sipas “Financial Times”, Franca mund ta shfuqizojë veton për nisjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, në këmbim të pranimit të propozimit të tyre – në sferën e politikës së jashtme dhe për taksat, në vend me konsensus, vendimet të sillen me shumicë të kualifikuar.
Nëse pranohet kjo kërkesë e Francës, sipas “Financial Times”, nuk do të ketë më arsye për shtyrje të procesit të zgjerimit të BE-së.
Comments are closed for this post.