Kundërshtimi i presidenti francez Emanuel Makron për nisjen e negociatave me Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe Republikën e Shqipërisë i ka zemëruar liderët e Bashkimit Evropian, vlerëson portali “Politiko” nga Brukseli në analizën e vet për Këshillin e përfunduar evropian.
Portali thekson se disa liderë të Bashkimit Evropian janë përpjekur të bindin të tjerët japin pajtueshmëri për nisje të bisedimeve për dy vendet e Ballkanit, duke dhënë argumente të ndryshme.
Ata paralajmëruan se refuzimi i fillimit të negociatave do të prishë kredibilitetin e BE-së dhe se me një gjendje të tillë “forcat rivale në Ballkan”, si Kina, Rusia, Turqia dhe Arabia do të kenë pozicion më të mirë.
“Rezultati i tillë është negativ posaçërisht për Maqedoninë e Veriut, e cila që prej 10 viteve Komisioni Evropian i dha rekomandimin e parë për bisedime për anëtarësim. Me vite rruga evropiane e vendit, që quhej Maqedoni, u bllokua nga Greqia, e cila kundërshtonte emrin. Që kur në Shkup erdhi Qeveria e re, vendi arriti marrëveshje me Athinën, ku përfshinte edhe ndryshimin e emrit. Por, pas tejkalimit të bllokimit grek, vende tani bllokohet nga një vend tjetër anëtar – Franca”, shtohet në analizë.
Politiko pohon se Gjermania ka qenë në mesin e 25 vendeve që kanë qenë për fillim të bisedimeve me Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe Republikën e Shqipërisë, dhe se ajo është përpjekur dhe nuk ka arritur ta bind Francën të ndryshojë mendim.
“Në fund, e vetmja punë në të cilën liderët mundën unanimisht të merren vesh në këtë çështje ishte një fjali: ‘Këshilli Evropian duhet të diskutojë për zgjerimin para Samitit të BE-së – Ballkani Perëndimor në Zagreb në maj të vitit 2020′”, njofton portali.
Megjithatë, sipas “Politiko”, disa analistë janë të mendimit se kjo çështje do të mund të jetë në agjendën e Samitit të ardhshëm të BE-së në dhjetor, ide që përkrah edhe kryetari i ardhshëm i Këshillit Evropian dhe kryeministri aktual i Belgjikës, Sharl Mishel.
“Disa diplomatë thonë se një pjesë e madhe e rezistencës së Makron është e ndërlidhur me frikën se tema do të mund të përdoret nga e djathta ekstreme dhe ata presin që pozita e Francës pritet të zbutet pas zgjedhjeve lokale në mars të vitit të ardhshëm”, thuhet në tekst.
“Politico” në fund përcjell një qëndrim të një diplomati, i cili vlerëson se nëse Franca mbetet në qëndrimin e njëjtë, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria “do të mund të bëhen Zvicër dhe edhe më tej të mos marrin dritë të gjelbër për fillim të negociatave”.
Comments are closed for this post.