Anulohet seanca e sotme gjyqësore për rastin “Maxhar Telekom”, meqë dëshmitari kryesorë Sllobodan Bogoevski nuk e njeh statusin e ish prokurores së PSP-së. Megjithëse prokurorja Lile Stefanova kishte autorizimin nga Prokuroria Themelore për të përfaqësuar organin e akuzës, në shkresën e Bogoevskit të prezantuar para trupit gjykues thuhet se nuk është kompetente ish prokurorja speciale, e cila udhëhiqte me këtë lëndë derisa ishte nën urdhrat e Katica Janevës.

Seanca e radhës është caktuar për më 30 shtator.