Ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Tomor Morina javën e kaluar është ndaluar nga policia e Maqedonisë së Veriut në kalimin kufitar Bllace me kërkesë të Serbisë në Interpol me akuzën “krim ndaj njerëzimit” dhe autoritetet e shtetit maqedonas i kanë caktuar paraburgim prej 30 ditësh, për të pritur faktet e Serbisë për këtë rast.
Pavarësisht kërkesës për ekstradim në Serbi, Ish-ushtari i UÇK-së Tomor Morina pritet që nesër të lëshohet nga paraburgimi.
Kështu paralajmëron avokati i tij Naser Raufi, i cili thotë se pret vendim pozitiv të gjykatëses ndaj kërkesës që ai ka bërë, për mbrojtjen në liri të klientit të tij, Morinës.
“Kërkesën e kam dhënën ditën e djeshme në mëngjes, ndërsa tani pres vendimin nga gjykatësja e procedurës paraprake, e cila edhe e ka caktuar paraburgimin, që të tani të jep masa prevendtive dhe Tomor Morina të del nga paraburgimi. Unë mendoj se me këtë dinamikë që zhvillohet tani, po ecë me të vërtetë shpejtë, andaj mendoj që do të arrijmë pasi të premten është festë, që nesër pra ditëne enjte, të ndërpritet paraburgimi për Morinën”, tha Naser Raufi eksluzivisht për televizionin “Alsat”.
Raufi gjithashtu dje për Telegrafi Maqedoni deklaroi se gjendje e klientit të tij është stabile./
Comments are closed for this post.