Dje pasdite në një aksident fatal në qarkoren e Shkupit, humbin jetën dy persona mes tyre një polic shqiptar nga Shkupi dhe i riu nga Gostivari, njofton TetovaSot.

Safet Bajrami, është njëri nga dy policët i cili vdiq në spital nga plagët e marra nga aksidenti fatal në qarkoren e Shkupit, kurse pasagjeri nga Gostivari ka vdekur në vendngjarje, kurse edhe dy të tjerë mbeten me plagë të rënda njëri nga ta është polic.

Sipas prokurorisë, makina BMW ka marr flakë, me ç’rast bashkudhëtari që ka qenë në makinë ka marr lëndime dhe ka humbur jetën në vendngjarje. Makina e policisë poashtu është lëvizur para dhe ka goditur këmbësorët shoferin e makinës BMW i cili ka qenë jashtë makinës dhe dy zyrtar policor. Që të tre kanë marrë lëndime dhe janë dërguar në Qendrën Urgjente ‘Nëna Terezë’ në Shkup. Njëri prej policëve më pas ka humbur edhe jetën nga goditjet e mara në aksident.

 

I dyshuari sipas prokurorisë, në autostradën Shkup- Tetovë- Qarkorja e Qytetit të Shkupit ka drejtuar makinën MAN me targa të Shkupit. “Në momentin që ka arritur tek mbikalimi Vizbeg, nuk ka lëvizur në korsin e mesme të komunikacionit dhe nuk e ka përshtatur kushteve të rrugës dhe dendësisë së komunikacionit. Nga këto arsye nuk ka mundur në kohë të ndaloj kamionin dhe ka goditur në pjesën majtë makinën BMW 535 me targa të Gostivarit, i cili është ndaluar në pjesën e djathtë të komunikacionit për shkak kontrollit nga ana e ekipit policor.

 

Pamje të rënda nga aksidenti i sotshëm fatal në qarkoren e Shkupit, ku vdiqen dy persona një pasagjer nga Gostivari dhe polici shqiptar nga Shkupi në detyrë Safet Bajrami.

Pamje të rënda nga aksidenti i sotshëm fatal në qarkoren e Shkupit, ku vdiqen dy persona një pasagjer nga Gostivari dhe polici shqiptar nga Shkupi në detyrë Safet Bajrami.

Gepostet von ts.mk am Freitag, 21. Juni 2019