Komunikacioni në vend po zhvillohet kryesisht nëpër korsi të thata.
Dendësia e komunikacioni jashtë mjediseve urbane është mesatar ndërsa në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.
Ndërmarrja publike “Rrugët e Maqedonisë’ njofton se për shkak të punëve ndërtimore në rrugën rajonale Mavrovë-Dibër te fshati Jançe komunikacioni zhvillohet në njërën korsi.
LAMM rekomandon përshtatje të shpejtësisë së lëvizjes, respektim të sinjalizimit të vendosur të komunikacionit dhe drejtim të kujdesshëm të automjetit, veçanërisht në rrugët nëpër fushëgropa, luginat e lumenjve dhe grykat malore ku ka mundësi për shembje.
Kjo veçanërisht ka të bëjë për akset Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
Comments are closed for this post.