Sipas disa studimeve të fundit, një person diagnostikohet me diabet të tipit 2 çdo tre minuta, shkruan Dailymail, transmeton Gazeta Express.

Numri i rasteve të reja në disa shtete të Evropës sidomos në Angli ka arritur në 202.665 në vitin 2017 – vlerë ekuivalente me 23 njerëz të diagnostikuar me diabet çdo orë. Ekspertët thonë se statistikat ilustrojnë një rritje tejet të madhe të rasteve me diabet, si shkak i obezitetit.

Analizat e fundit të bëra në Britaninë e Madhe tregojnë që kanë qenë 192.245 diagnostikime të reja në Angli, 90% prej të cilëve kanë tipin 2 të tij. Sipas mjekëve parandalimi i rritjes së këtij numri bëhet vetëm me anë të përmirësimit të stilit të jetës, përkatësisht konsumimit të ushqimeve të shëndetshme, ushtrimit të aktiviteteve fizike dhe ruajtjes së një peshe të duhur.

Përderisa tipi 2 i diabetit është sëmundje autoimune, e cila paraqitet kur organizmi ndalon së prodhuari insulinë, tipi 2 i diabetit mund të parandalohet. Ky lloj i diabetit zhvillohet për shkak të lipideve të krijuara rreth muskujve dhe mëlçisë zakonisht tek njerëzit me mbipeshë.

Pavarësisht faktit se te dy tipet e diabetit mund të trajtohen, ato gjithsesi kanë një efekt të dëmshëm, me simptoma që mund të manifestohet gjatë gjithë jetës.

Mjekët duhet të mobilizohen në gjetjen e mënyrave dhe hartimin e planeve për të parandaluar obezitetin dhe njekohësisht sëmundjen e diabetit.