Prokuroria Themelore Publike Shkup deri te Gjykata Themelore Shkupi 1 ka ngritë akuzë kundër një 20 vjeçari nga Haraçina e Shkupit, i dyshuar për veprën penale “prodhimtari e palejuar dhe lëshim në qarkullim e drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”.
I akuzuari në shtëpinë e tij në Haraçinë ilegalisht për shkak të shitjes ka mbajtur gjithsej 128,63 gramë kokainë. Gjatë bastisjes nga personat zyrtar te ai është gjetur edhe një peshore digjitale si dhe para në vlerë totale prej 155.550 denarëve dhe 100 euro.
“Duke pasur parasysh atë se edhe më tutje ekziston frikë e arsyeshme se i akuzuari mund të arratiset ose të përsërisë veprën penale për të cilën ngarkohet, prokurori kompetent publik deri te Gjykata Themelore Shkupi 1 Shkup ka dorëzuar edhe propozim për vazhdimin e masës së përcaktuar të paraburgimit për personin e akuzuar”, kumtoi PPRM-ja.
Comments are closed for this post.