Në burgun e Idrizovës ka ndodhur një incident i përgjakshëm ku janë përfshirë dy vëllezër bineq, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas MPB-së, F.A (34) ka përdorur armë të ftohtë për të therrur vëllain e tij O.A, derisa kanë qëndruar në ambulantën brenda burgut.

Lëndimet trupore janë shkaktuar në stomak dhe në krahun e djathtë.

I lënduari është dërguar në klinikën “Nënë Tereza”. MPB është duke punuar në zbardhjen e këtij rasti.